Aktori Clooney kundër kandidimit të Bidenit: Ka të bëjë me moshën

Aktori i njohur i Hollivudit, George Clooney, i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden që të tërhiqet nga gara presidenciale në ShBA, duke thënë se “është çështje që ka të bëjë me moshën”.

Clooney për “New York Times e ka bërë krahasimin mes Biden të vitit 2010 dhe të vitit 2020, duke thënë se ai nuk është tashmë i njëjti.

“Ai ishte njeriu që të gjithë e pamë në debat. Udhëheqësit tanë të partisë duhet të ndalojnë të thonë se 51 milionë njerëz nuk e panë atë që ne sapo pamë. Kjo ka të bëjë me moshën. Asgjë më shumë. Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, ka deklaruar ai, duke qenë një nga financuesit e Partisë Demokratike. 

Mospajtimi në rritje është shfaqur mes një prej javëve më të rëndësishme të fushatës së vështirë të rizgjedhjes së Bidenit, teksa ai pret një samit të rëndësishëm të NATO-s në Uashington.

Presidenti ka luftuar për të ruajtur moralin brenda partisë së tij që nga performanca e tij në debat më 27 qershor kundër Trump. Që atëherë, rreth një duzinë demokratësh të zgjedhur kanë sugjeruar se ai duhet të braktisë fushatën e tij zgjedhore në komente private dhe publike.

Go to TOP