Aksident në Via Ferrata, nis operacioni i shpëtimit
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës na njoftuar se e ka ndërmarrë një operacion shpëtimi në Via Ferrata të Pejës.
“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë”, thuhet në njoftimin e këtij Shërbimi në Facebook .
“Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”.
“Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet më tutje në njoftimin e tyre.
Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë për detaje më të hollësishme por ende nuk ka arritur të marrë një përgjigje.
