Aksident në qendër të Podujevës, trotineti elektrik godet këmbësorin
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një trotineti elektrik dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pranuar tretman mjekësor.
“Sheshi Zahir Pajaziti, Podujevë 11.07.2026, 21:55.Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku mes një trotineti elektrik dhe një këmbësori ku si pasojë këmbësori ka pranuar tretman mjekësor”.
