AKB përshëndet heqjen e ndalesave ndaj importeve serbe, kërkon heqjen e fusnotës për Kosovën
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e ka vlerësuar heqjen e masave ndaj importeve nga Serbia si një hap pozitiv drejt procesit integrues, me kusht që Kosovës t’i premtet heqja e fusnotës dhe liria e lëvizjes për qytetarët në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar rëndësinë që Kosova të mos përjashtohet nga proceset e Berlinit dhe CEFTA, duke nënvizuar se pjesëmarrja e Kosovës është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal. /Kosova.info/
