Kosova siguron gjysmëfinalen pas fitores ndaj Andorrës
Kosova në basketboll për femra ka arritur një fitore bindëse në Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla 2026 duke mposhtur Andorrën me rezultat të thellë 85:39.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë, ku basketbollistet kosovare kanë dominuar nga fillimi deri në fund dhe nuk i kanë lënë asnjë mundësi kundërshtarit.
Falë kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosova ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në fazën gjysmëfinale të kampionatit duke vazhduar me sukses rrugëtimin e saj në këtë garë evropiane.
“Dardanet” kanë treguar lojë të organizuar, mbrojtje të fortë dhe efikasitet të lartë në sulm duke krijuar epërsi të madhe që në periudhat e para të takimit.
Kampionati Evropian i Shteteve të Vogla ka nisur më 23 qershor dhe do të zgjasë deri më 28 qershor, ndërsa Peja është mikpritëse e këtij eventi të rëndësishëm të basketbollit evropian.
