AKB: 57 për qind e kosovarëve do të shkojnë në pushime verore

Në bazë të një studimi hulumtues të bërë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), këtë vit 57 për qind e kosovarëve do të shkojnë në pushime verore.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së përmes një postimi në faqen zyrtare të AKB-së në Facebook, bënë të ditur se 43% e qytetarëve nuk e kanë mundësinë për pushime edhe pse kanë nevojë, kurse nga 57% që e kanë mundësi 55% e tyre shkojnë me paratë nga burimet e borxhit dhe huazimet.

“Nga ky studim rezulton se 57% të qytetarëve të Kosovës do shkojnë në pushime verore, 24% as që kanë në plane pushimin veror,13% ndoshta kurse 6% nuk kanë dhe ndonjë përgjigjeje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pyetjes se ku do i marrin paratë për pushime, rezulton se 40% nga kursimet, 30% nga kreditë, 25% nga huazimet , 5% nuk janë përgjigjur.

AKB gjithashtu njofton se në ditët në vijim do të publikohet pjesa e dytë se ku po shkojnë për pushime kosovarët në verën 2024 dhe sa para do i harxhojnë.

Go to TOP