Afrim Muçaj shpallet ‘Aktori më i mirë’, në SEE Film Festival 2025 – Paris
Aktori kosovar Afrim Muçaj është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Aktori më i mirë” në edicionin e 15-të të SEE Film Festival, i cili u mbajt në Paris.
Muçaj mori këtë vlerësim për rolin e tij kryesor në filmin “Everybody Calls Redjo” (Të gjithë e thërrasin Rexhen), një prodhim i cili po tërheq edhe vëmendjen ndërkombëtare.
Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut regjisori Ibër Deari, i cili është shprehur i lumtur për aktorin dhe ka falënderuar jurinë prestigjioze dhe të gjithë atyre që besuan në këtë histori. Juria ndërkombëtare ishte e përbërë nga:
Frosa Pejoska-Bouchereau (kryetare), Madalina Vartejanu-Joubert, Igor Stanković, Frederic Fappani von Lothringen, Yves Rousslet. /Kosova.info/
