Aeroporti “Adem Jashari” kërcënohet me bombë, evakuohen pasagjerët dhe stafi

Aeroporti “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar ajo.

Go to TOP