Abdixhiku vazhdoi takimet në Rahovec dhe Krushë të Madhe: shpresa për ndryshim po rritet mes qytetarëve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takime sonte në Rahovec dhe Krushë të Madhe, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët e përkushtuar të kësaj zone.
Gjatë këtyre takimeve, Abdixhiku theksoi besimin e vazhdueshëm të qytetarëve ndaj vizionit të tij për një Kosovë të zhvilluar, duke theksuar se kjo mbështetje është një frymëzim për rrugën që kanë përpara.
Ai vuri në dukje se në çdo takim, qytetarët po shprehin dëshirën e tyre për zgjidhje konkrete për sfidat e përditshme dhe se shpresa për ndryshim është gjithnjë në rritje.
Abdixhiku nënvizoi se energjia dhe përkushtimi i qytetarëve janë tregues të qartë se momenti për ndryshim është afër. /Kosova.info/
