Abdixhiku shpall emërimet e reja në strukturat drejtuese të LDK-së
Në vijim të autorizimeve të marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në përputhje me Deklaratën Politike të fundit, Kryetari Lumir Abdixhiku ka bërë disa emërime të rëndësishme në strukturat drejtuese të partisë.
Ilir Ferati emërohet Sekretar i Përgjithshëm, me përgjegjaësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ të LDK-së.
Sokol Haliti emërohet Sekretar për Mërgatë, për të forcuar lidhjen e partisë me mërgatën dhe përfshirjen e saj në jetën politike të vendit.
Visar Azemi emërohet Sekretar Organizativ, për të koordinuar strukturat organizative dhe për të fuqizuar funksionimin e partisë në të gjitha nivelet.
Kryetari Abdixhiku falënderoi Imri Ahmetin për kontributin e tij të çmuar si Sekretar i mëparshëm dhe njoftoi se së shpejti do të prezantojë edhe përbërjen e re të Kryesisë së LDK-së, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të partisë. /Kosova.info/
