Ambasada e SHBA në Tiranë lëshon alarm sigurie për qytetarët amerikanë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një alarm sigurie, duke paralajmëruar se grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte të lidhura me SHBA ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Sipas njoftimit, këto grupe mund të synojnë edhe vendet publike dhe të zakonshme, përfshirë vendet turistike, qendrat tregtare, hotelet, klubet dhe restorantet.
Në një komunikatë për mediat, Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të rrisin vigjilencën, të monitorojnë mediat lokale për informacione të reja dhe të jenë të kujdesshëm me mjedisin përreth tyre.
“Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Ambasada këshillon që qytetarët të rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë dhe të mbajnë të karikuar telefonin celular për çdo rast emergjence. /Kosova.info/
