Abdixhiku nis mobilizimin në Prishtinë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kandidatët për deputetë, asambleistë dhe drejtorë lokalë nga Prishtina në një takim mobilizues për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Abdixhiku deklaroi se gara do të jetë një ekip i bashkuar, duke premtuar një fushatë që do të prekë çdo lagje dhe shtëpi të Prishtinës.

Nga pesë degët e LDK-së në kryeqytet, janë propozuar 20 kandidatë, për të cilët Abdixhiku shprehu krenari dhe besim në përkushtimin e tyre për të përmirësuar jetën e qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP