Abdixhiku nga Irzniqi: Deçani flet djathtë, ndryshimi po vjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Irzniq të Deçanit në kuadër të fushatës së tij elektorale duke u ndalur para një tubimi në Gjakovë.
Gjatë takimit me qytetarët dhe mbështetësit lokalë, Abdixhiku theksoi rëndësinë e dëshmive historike të fshatit dhe kërkesave për ndryshim në të ardhmen.
“Deçani flet djathtë! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë!”, deklaroi Abdixhiku duke nënvizuar përkushtimin e tij për forcimin e alternativës politike që ai përfaqëson. LDK po vijon të rrisë përkrahjen në zonat rurale, duke u fokusuar në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Kosova.info/
