Abdixhiku në Turjakë: ringritja e djathtë kombëtare po merr hov

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur takimet elektorale këtë të diel në fshatin Turjakë të Malishevës, ku u prit me interesim të madh dhe mbështetje entuziaste nga qytetarët. Ai theksoi se kjo ishte një ndjenjë e munguar prej vitesh për LDK-në, duke shprehur optimizëm për rikthimin e fuqishëm të partisë së tij në skenën politike.

“Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende ku Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marrë hov,” deklaroi Abdixhiku duke ftuar qytetarët në tubimin e madh hapës kombëtar që do të mbahet më 11 janar.

Sipas Abdixhikut, kulmi i kësaj energjie do të shënohet me zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si një festë kombëtare për të djathtën politike.

Ai njoftoi gjithashtu se sonte do të vazhdojë me takime të tjera në zona të ndryshme të Kosovës, duke falënderuar të gjithë për pritjen dhe mbështetjen e dhënë.

“Ju faleminderit për interesimin, ju faleminderit për pritjen, ju faleminderit për mbështetjen!” përfundoi Abdixhiku. /Kosova.info/


Go to TOP