Abdixhiku në Krushë të Madhe: Rrënjët e forta të LDK-së, momentum i pandalshëm për ndryshim
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e dytë në Krushë të Madhe, ku vazhdoi mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai theksoi se momentumi historik i LDK-së është i pandalshëm, duke garantuar ndryshime thelbësore për Kosovën.
“Rrënjët tona janë të forta, thirrja jonë është e fuqishme, dhe hapi ynë është i pandalshëm,” u shpreh Abdixhiku duke falënderuar Burimin dhe nëndegën lokale për organizimin e shkëlqyer të këtij tubimi.
Gjithashtu, Abdixhiku përgëzoi kandidatët Avdullah Hoti dhe Enis Durguti për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshim në këtë zonë.
Kjo vizitë është pjesë e fushatës së Abdixhikut për të fuqizuar përkrahjen e LDK-së dhe për të përçuar mesazhin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. “LDK është dashni,” përfundoi Abdixhiku. /Kosova.info/
