Abdixhiku në Istog: LDK, shtëpia e shpresës për Kosovën
Në një tubim të mbajtur në Istog, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u prit me entuziazëm nga qytetarët, duke e cilësuar këtë takim si një dëshmi të fuqisë së ndryshimit.
“Istogu i Ibrahim Rugovës na tregoi edhe një herë se ëndrra për Kosovën që duam është gjithnjë e më e prekshme,” tha Abdixhiku duke falënderuar organizatorët dhe qytetarët për mbështetjen.
Ai theksoi se LDK po shndërrohet në shtëpinë e shpresës për të gjithë qytetarët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Populli është bashkuar për të ardhmen e ndritshme të vendit dhe nuk ka asgjë që e përçan,” deklaroi ai.
Abdixhiku falënderoi Ilir Feratin për organizimin dhe uroi suksese kandidatëve të LDK-së nga Istogu: Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj dhe Lisa Rugovaj.
Në fund, ai ftoi qytetarët të votojnë LDK-në me numrin 124 duke e cilësuar këtë si “ndryshimin e madh” për Kosovën. /Kosova.info/
