Abdixhiku: LDK propozon koeficient 125 dhe zgjidhja është e qartë

Në ditën kur është bërë publike vlera e koeficientit të vendosur për pagat në sektorin publik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar një koeficient tjetër.

Ai tha se propozimi i LDK-së ëshë koeficienti 125, e që sipas tij zgjidhja është e qartë.

Abdixhiku theksoi se propozimi i LDK-së është i qartë sepse merr për bazë inflacionin rekord që kemi patur në vend.

Ai tha se ky propozim është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshëm si asnjëherë më parë.

Postimi i plotë:

Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.

Zgjidhja është e qartë.

Go to TOP