Gjenerata më e re e Airbus “A321 NEO” së shpejti edhe në Prishtinë

Gjenerata me e re e Airbus A320 NEO dhe A321 NEO së shpejti do të shihen edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo do të bëhet fal bashkëpunimit që do vazhdojë mes Eurowings dhe kompanive kosovare Eurokoha dhe Kosova Airlines.

Marrëveshja parasheh që fluturimet nga Prishtina dhe anasjelltas nëpër vendet të ndryshme evropiane, të bëhen me gjeneraten me të re të Airbus të cilët cilësohen si një prej aeroplanëve më komod për udhëtime duke ofruar siguri dhe komoditet të plotë për udhëtarët.

auto_324526029_1880354515647668_8985426733006207943_n1675271444.jpg

Remzi Ejupi, pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Ailines, është shprehur i kënaqur që kompania e tij po përmirëson çdo ditë e më shumë cilësinë për udhëtarët të cilët marrin shërbime udhëtimesh tash e shumë vite me kompanitë Eurokoha dhe Kosova Airlines.

auto_324814792_1167909654094412_6151495797105247821_n1675271447.jpg

Avionët Airbus 320 NEO i cili ka 180 ulëse dhe Airbus 321 NEO ka 230 ulëse tashmë fluturon në kryqendrat evropiane nga Dyseldorfi në Málaga, Athinë, Barcelonë, Berlin, Budapest, Dresden, Gjenevë, Hamburg, Lisbonë, Lion, Mynih, Milano, Palma de Mallorca.

auto_325047135_500365775511111_8214354277669843080_n1675271449.jpg

Airbus A320 NEO është deri tani avioni më efikas dhe i qetë me distanca të shkurtra dhe të mesme në botë dhe shenja më e dukshme ende e një serie prej më shumë se 50 nismash të qëndrueshmërisë në Eurowings.

auto_326352648_1048297402792606_7693095826666425208_n1675271451.jpg

Me teknologjinë kryesore nga Airbus dhe CFM LEAP, avioni ka një performancë mjedisore të përmirësuar ndjeshëm në krahasim me gjeneratat e mëparshme: me një reduktim prej 50 përqind në emetimet e zhurmës, një reduktim deri në 20 përqind në konsumin e karburantit dhe emetimet e karbonit dhe një investim total prej më shumë se 1.5 miliardë dollarë, shtimi i flotës së re është projekti investues më i shtrenjtë në historinë e korporatës gati 30-vjeçare të Eurowings.

auto_327610491_899562391470191_4218932572258332262_n1675271458.gif
auto_326796912_723593072464046_6255894437430794619_n1675271457.jpg
auto_328075705_505194511769643_7017410225170424902_n1675271461.jpg
auto_328710887_1261797581213324_5338103083950340910_n1675271462.jpg
Go to TOP