Arrestohet pronari i fabrikës ku vdiqën 52 punëtorë nga zjarri

Policia në Bangladesh e ka arrestuar pronarin e një fabrike ku së paku 52 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të enjten.

Abul Hashem, pronar i Hashem Foods, bashkë me katër djemtë e tij ishin mes tetë njerëzve që u dërguan në mbajtje të shtunën.

Policia ka thënë që të gjithë ata po ballafaqohen me akuza për vrasje.

Autoritetet kanë thënë që shumica prej tyre që kishin vdekur, kishin qenë të ngujuar brenda ndërtesës sepse hyrja kryesore kishte qenë e mbyllur.

Mes viktimave ka pasur edhe fëmijë, dhe me këtë rast është iniciuar edhe një hetim i posaçëm për punësim të fëmijëve.

Ministri i Punëve i Bangladeshit ka thënë që ka qenë më spital dhe i ka vizituar të mbijetuarit, mes tyre edhe një 14 vjeçar.

Go to TOP