Aaron Paul nuk fiton asgjë nga transmetimi i “Breaking Bad” në Netflix

Aaron Paul ka zbuluar që nuk fiton asgjë nga transmetimi i serisë “Breaking Bad” në Netflix.

Pauli iu bashkua kolegëve të tij nga kjo seri në grevën e shkrimtarëve dhe aktorëve amerikanë ku edhe foli për këtë çështje.

“Nuk e marr asnjë qindarkë nga Netflixi për Breaking Bad, me thënë të drejtën, dhe kjo është çmenduri për mua”, ka thënë Pauli.

“Mendoj që shumë prej këtyre transmetuesve e dinë që po ia dalin me këtë punën e të mos paguarit të një page fer ndaj njerëzve dhe tani është koha që të paguajnë”.

Go to TOP