AKB, Komuna e Ulqinit dhe Qeveria e Mali të Zi me projekte të përbashkëta për investime

Me ftesë të qeverisë qendrore të Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit, .Agim Shahini, kryetar i AKB-së u takua sot me kryetarin e Ulqinit, Omer Bajraktari dhe ministrin e qeverisë së Malit të Zi, Fatmir Xheka, ku temë diskutimi kishin rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona e posaçërisht në komunën e Ulqinit si mundësi e madhe për investime të bizneseve kosovare me prioritet zhvillimor në këtë komunë.

Në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta në tetor 2022 ,do të organizohet një Forum i madh biznesor Kosovë- Mal i Zi në Ulqin, si prezantim i projekteve për investime të përbashkëta si dhe promovimin e prodhimeve dhe ekonomisë për bashkëpunim real mes dy vendeve tona.

Organizatorë do të jenë tri institucionet respektive dhe ambasada e Mali të Zi në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP