A tentoi t`i binte boks Blerta Deliut? Halil Thaçi: Veç e kam kap për dore
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa ishte duke mbajtur fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe Besnik Bislimit dhe më pas ka ndodhur një përleshje fizike.
Për këtë përleshje, Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke thënë se i shpëtoi sulmit nga deputeti i VV-së, Halil Thaçi.
Ky i fundit ka mohuar se tentoi ta godiste kolegen e tij.
“S`është e vërtetë. Nuk ka tentim për shkepje të grushtave. Kam qenë përballë saj kur ajo i është sulur Albulena Haxhiut”.
“Nuk e kam dëgjuar një femër që në mënyrë aq të pistë shan dhe fol fjalë të tilla banale dhe sigurisht ka qenë e momentit që e kam kapur për dore dhe e kam largu. Absolut ma shumw me Blerta Deliun nuk kam pasë asgjë. I kam kontribuar qetësimit të situatës”.
