A jeni gati për UniKKatilin?

Reperi Rebel a.K.a UniKKatil ka paralajmëruar se nesër do të lansojë këngën e tij më të re.

Reperi e ka paralajmëruar këtë gjë me anë të një statusi në facebook.

“Nesër pra. A jeni gati?”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ditë më parë UniKKatil kishte paralajmëruar se do të lansonte një këngë, kjo pasi që vëllai i tij ia kishte kërkuar si dhuratë për ditëlindje.

“Qëky vëllau i êm, e ka ditëlindjen sot, e e ‘veta “Çka po don me të ble?”. Tha “Nuk du kurgjô, përveç nji kôngë të re pi teje këtë javën që vjen, e mandena, edhe do tjera para verës se boll mô, u myten tu me shkru” 🤣😃. Ani brother, para verës gjithçysh, amo provoj edhe këtë javë njô! Urime ditëlindjen my one and only!!!”, kishte shkruar UniKKatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.


Go to TOP