A do të preket “Hyjnesha në Fron” në logon e re?

Komuna e Prishtinës do të bëhet me logo të re, gjegjësisht me identitet të ri.

Për këtë, komunarët hapën edhe thirrje për aplikim të dizajnëve të reja, që u bë deri të premten e 26 nëntorit, raporton “Ju Flet Prishtina”.

E përzgjedhja që do të jetë në disa faza, bëhet më së largu deri në marsin e 2023-tës, nga një komision profesionist.

Sipas nënkryetares së kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu, këtë e kërkon edhe ligji.

Mirëpo, një ndryshim të tillë, disa nga qytetarët nuk po e shohin të arsyeshëm. Madje ka të tillë që pajtohen me ndryshimin, mirëpo kërkojnë që “Hyjnesha në Fron” të jetë sërish pjesë e logos.

E për këtë ka siguruar Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës.

Për realizimin e këtij projekti janë ndarë 80 mijë euro.

Në Komunë thanë se dizajni fitues do të përcaktohet më shumë nga metodologjia e ideja e punimit, e nuk do të jetë e varur nga çmimi. /Klankosova.tv

Go to TOP