Jakupi (OFK): Çmimi i barnave do jetë i dukshëm për pacientët

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka folur sot mbi përmbajtjen e çmimit të barnave në farmacitë vendore.

Ai ka thënë se komisioni profesional i MSH-së dhe AB-së, do të krahasojë çmimin e deklaruar të një produkti me katër shtetet referente të përzgjedhura, transmeton klankosova.tv.

”Ky krahasim pastaj do të sjell në një situatë, ku çmimi më i lirë do të merret referent maksimal për shitje me shumicë”.

”Mbi këtë çmim do të shtohet marzha e fitimit me pakicë, që është një marzhë regresive që përcakton mundësinë e fitimit për barnatoret dhe vjen deri tek çmimi final, që është çmim fiks, i cili do të publikohet në banderolë, ose në kuti apo në ndonjë format tjetër”.

”Por që e rëndësishme është që do të jetë i dukshëm për pacientët, si çmim final nëpër të gjitha barnatoret. Pra, çmim i njëjtë, për produktin e njëjtë”.

Shtetet referente të përzgjedhura në projektligj, janë rajonale: Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia.

Go to TOP