Aksident i rëndë, humb jetën një vajzë

Një vajzë ka humbur jetën në aksidentin e rëndë të shënuar pasditen e së enjtes tek Mbikalimi i Saukut.

Mësohet se viktima ka dalë nga xhami i makinës së aksidentuar.

Një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi.

Mësohet se automjeti tip Audi po vinte me shpejtësi shumë të madhe nga zona e Farkës, kur ka çarë rrethimin e rrugës dhe ka fluturuar disa metra poshtë, duke aksidentuar edhe një automjet tjetër tip Hundai që kalonte në nënkalim.

Disa automjete zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Go to TOP