Vuçiqi takohet me Blinkenin, flasin për marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën

Në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken.

Në një postim në llogarinë “buducnostsrbijeav” në Instagram, Vuçiq ka treguar si ka diskutuar me Blinken për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së.

“Përveç diskutimit për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konfirmuam përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së,”- ka shkruar Vuçiq.

Go to TOP