AKB-ja i ndan mirënjohje ish-kryeministrit Avdullah Hoti
Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka ndarë mirënjohje ish-kryeministrit Avdullah Hoti për mbështetjen e dhënë ndaj prodhuesve vendor.
Hoti u prit në këtë takim nga kreu i kësaj aleance, Agim Shahini i cili falënderoi ish-kryeministrin për mbështetjen që i ka dhënë AKB-së.
“Viti 2022 e përmbyllëm me një krizë të thellë ekonomike krahasuar me vitin 2021 dhe kjo krize është si pasoje e krizave globale, por edhe krizave të brendshme ne mungesë te një strategjie te qeverise se vendit për të zhvilluar ekonominë dhe për të luftuar varfërinë e cila është rrituar. Ju falënderoj juve ish-kryeministër për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm që kemi pasur në të mirë të ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, u shpreh Shahini.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se “AKB-ja i është mirënjohëse për punën e përbashkët në gjitha përiudhat kohore dhe i jep mirënjohje për nder 20- vjetorit dhe me rastin e shënimin të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i ndajmë këtë mirënjohje, ish-kryeministrit Avdullah Hoti”.
