Jetonte afër epiqendrës së tërmetit fatal, aktorja e njohur e serive turke Cansu Dere raportohet e zhdukur
42-vjeçarja, e cila jetonte në afërsi të epiqendrës ku ndodhi tërmeti, është zhdukur që nga tragjedia në vendin e saj dhe nuk ka dhënë shenja jete.
Cansu Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë “Miss Turqia 2000”. Artistja e lindur në Ankara, arriti një popullaritet të madh në vendin e saj dhe shumë nga pjesa tjetër në botë falë serive turke.
Pavarësisht reperkusionit ndërkombëtar që po sjell informacioni për zhdukjen e saj për momentin, mediat kryesore turke nuk kanë raportuar se çfarë ka ndodhur dhe aktorja nuk është rishfaqur në rrjetet e saj sociale dhe as askush nga ekipi i saj nuk e ka mohuar apo konfirmuar lajmin, duke shkaktuar shqetësim të madh tek ndjekësit e saj.
Për momentin as familja dhe as përfaqësuesi i saj për media nuk kanë vendosur të komentojnë për zhdukjen e supozuar të Cansut.
Informacioni i fundit që dihet për këtë aktore turke është se në fund të janarit të kaluar ajo pësoi një zjarr në shtëpinë e saj në Stamboll.
Mesa duket fillimisht u tha se ngjarja u shkaktua nga macet e saj që rrëzuan disa qirinj të ndezur në shtëpinë e saj, por menaxheri i yllit turk zbuloi se nuk ishte kjo arsyeja, por një qark i shkurtër elektrik.
