Konjufca: Me trishtim morëm lajmin për shpërthimin në Stamboll
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar në lidhje me shpërthimin në qendër të Stambollit.
Konjufca theksoi se ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më te shpejtë të të lënduarve.
I pari i Kuvendit të Kosovës ka ngushëlluar familjet, popullin turk dhe presidentin turk.
Postimi i plotë:
Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll.
Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë.

Prev Post
Kush është këngëtarja Nazmie Prokshi
