Lajm i mirë, hapet aplikimi për bursa, shuma e ndarë është një milion euro
Ministria e Arsimit ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentët, të cilët plotësojnë kriteret për bursa të nivelit Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.
Për përfituesit janë paraparë të ndahen një milion euro dhe konkursi është i hapur nga sot deri më dy nëntor të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
