Atifete Jahjaga e Dafina Zeqiri së bashku në protestë

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga bashkë me këngëtaren Dafina Zeqiri kanë qenë pjesë e protestës së mbajtur në Prishtinë kundër dhunimit të 11-vjeçares.

Në fotografitë e publikuara Jahjaga shkruan: “Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë!Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju”.

Go to TOP