Lëvizja VETËVENDOSJE! ju kemi votua për ndryshime jo për vajtime.!

Shkruan: Tomë GAShI

Pas krimeve të tmerrshme mos vajtoni po ndryshoni.

Para me shumë se një viti u bë publike se vrasja e tmerrshme në Ferizaj ku i dyshuari kryesor kishte precedent penal aq të rëndë me rreth 140 kallëzime penale sa që do të duhej të shkarkohej siç thuhet në Shqipëri një dyzinë e gjyqtarëve e prokurorëve që e lan në liri vrasësin, e të njëjtit e mbajnë në burg dike për dy pula e një metër dru.

Për këtë rast nuk u shkarkua asnjë hetues policor, sepse ka pas hetues e shefa të policisë që thuhet se në gjep të vockël mbanin prokuror të caktuar në prokurori të caktuara.

Fatkeqësisht ka pas raste të shumta ku kanë dështuar të gjithë ata që e kanë punë luftimin e krimit, p.sh. rasti i dënimit për dhunim në Pejë, ku për këtë vepër u dënua njëri me vetëm 8 muaj burg aq sa ta mbulonte gjykata paraburgimin e tije.

Prokurorja e rastit nuk u ankua fare për këtë dënim absurd që në të vërtet ishte më shumë “shpërblim”

Ka pas mija e mija raste skandaloze në gjykatat e prokuroritë tona për 23 vjet sa që për keqpërdorime të detyrës zyrtare do të duhej të ishin në burg shumë gjyqtarë e prokurorë, po ja sistemi i ka mbrojt sepse vet këta e kanë mbrojt njëri tjetrin dhe në vend se në burg e kanë avancuar njëri tjetrin sa që tani kemi prokuror që nuk e kanë mbajt asnjë sekondë në burg dikë. Për shembull në Gjilan për mashtrim prej 340.000 euro/ treqind e katër dhjet mijë euro / dhe gjykata pas më shumë se 5 viteve mezi e ka dënua me 1 vit burg për 340.000 euro të cilat ai kurrë të dëmtuarve nuk ju ka kthye, ej drejtësi se jo mahi.

Kjo prokurori e kjo gjykatë ka mbajt në burg polic të denoncuar pre që e kanë hëngër nga një gjysmë pule në vlerë 3.5 euro.

Mos mi numërua të gjitha skandalet e sistemit juridik sepse janë aq shumë sa që vështirë se mundet mi zënë edhe një enciklopedi enkas për ta.

Rasti i hetimit preliminar të prokurorit një prokurori të Prishtinës i është besuar një prokurore që ka qenë e shpallur përgjegjëse në procedurë disiplinore hiq më larg se para 2 viteve, e kjo prokurore për 1 vit jo që nuk ka nxjerr ende vendim për zhvillim të hetimit për këtë prokuror që e kërcënojë drejtoreshën e ujësjellësit të Prishtinës se do ta arrestoj nëse nuk ja rregullon rrjedhën e ujit në ndërtesën ku ai jeton edhe pa qenë fare prokuror në atë rast sa që nga kërcënimet e prokurorit drejtoresha u detyrua të kërkoj ndihmë mjekësore në spital dhe prokurori arriti ta detyroj që ajo te veproj në damë të kompanisë në shumë mbi 10.000 euro për t’ia rregullua ujin bosit dhe ende asgjë.

Ndaj këtij prokurori nuk përfundoj as procedura disiplinore e lëre më penale.

Nuk ka edhe si të jetë ndryshe sepse kryetari i këshillit prokurorial Jetish Maloku jeton në të njëjtën ndertës me prokurorin të cilin policia e paraqiti në prokurori për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e që ndër të tjera jepte urdhra që ishin absolutisht të kundërta me ligjin.

Sa keq për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kur e mora vesh që ministria e drejtësisë e ka emërua këtë prokurore të Pejës që nuk po e heton seriozisht këtë kolegun e vet prokuror të Prishtinës të jetë anëtare e komisionit për provim të jurisprudencës në lëndën penale.

Nga kjo prokurore varet se kush munde të kaloj provimin e jurisprudencës që të mund të bëhet prokuror, gjyqtar apo avokat!

Këta si kjo po na prishin edhe gjeneratat e ardhshme të prokuroreve e të gjyqtareve.

Këta që as vetingu nuk e ka nijet me i qit prej sistemi se deri dje ishin me “ata” e tash kinse janë me VETEVENDOSJE!!!!???

Mos të harrojmë se asnjë oficer i burgut të Prizrenit ku është vrarë Astrit Dehari nuk është shkarkuar, asnjë hetues nuk është larguar nga puna, asnjë prokuror nuk është larguar nga puna, njëri bile është avancuar në prokurorinë speciale.

Ata që kanë dërgua prova të manipuluara në institutin zviceran në hetimin e rastit të vrasjes së Astrit Deharit, jo që nuk po i heton prokurori Afrim Shefkiu, po garant qeshin me neve që po kërkojmë hetimin e tyre për keqpërdorime sepse janë të lidhur si zorrët hetues e prokuror të caktuar.

Normal që këta janë pakicë, se shumica e hetuesve e prokurorëve dhe gjyqtarëve jam shumë ok, përndryshe do të na lëshonte toka.!

A e mbani mend që prokurori që pa asnjë provë e arrestoj Astrit Deharin tani është avokat siç është edhe gjyqtari, kish dhënë leje të paligjshme për vizitë në burg për Astrit Deharin .

Ky ish gjyqtar, e tani avokat leje për vizite në burg i kishte dhënë edhe njërit që sipas nënës së Astritit kishe kontribut edhe ne vdekjen e dyshimtë të Arbnorit dhe vdekja e tij sipas saj ka ardhur sherri i tij!

E mani mend që edhe hetuesi i rastit të Arbnor Deharit ka vdekur. Eethanat nuk i dimë?

A e dini që edhe cimeri i Astrit Deharit, Naser Makolli, vdiq në burg në Lipjan pasi u transferu në burg në Lipjan bashkë me një pjesë të stafit të burgut në Prizren. Familja e tij kanë deklarua haptas se vdekja e tij ka ardhur si pasoj e asaj që ai ka ditur për vrasjen e Astritit në burg sa ishin bashkë për 78 ditë.

Po e përfundoj edhe me një fakt. E mbani mend se Hashim Thaqi si president ia fali nja 3 apo 4 vjet njërit që ishte në dhome me Astritin e ky cimeri tjetër i Astritit kishte vra një fëmijë për kakmarrje, po garant me këtë falje të Hashimit ose ka dal tashmë nga burgu ose shpejt do të lirohet sepse Hashim baba i ka ndihmua .

Mos të vajtojmë në raste tragjike si kjo që ndodhi me dhunimin e vajzës 11 vjeçare, po të ndryshojmë gjendjen duke i largu të pamerituarit e të paaftit në pozita që kanë ardhur me ndihmën e atyre që kanë qenë në pushtet për 20 vjet.

Krimi nuk luftohet duke i lënë të korruptuarit e të paaftit në sistem.

Ani kur po thirren në VETEVENDOJSE! Më vjen me vjell!

Na e kemi votua Lëvizjen VETEVENDOSJE ! për ndryshime, jo për vajtime!

Go to TOP