Mariupoli: Jeta mes rrënojash në qytetin e okupuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 prill e shpalli “të suksesshëm” atë që ai e quajti “çlirim” të qytetit-port të Mariupolit, në Ukrainë. Qyteti-port me rëndësi strategjike tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.

Nëpërmjet një shkrimi në kanalin e tij, në Telegram, më 12 maj, një këshilltar i kryetarit të Mariupolit, Petro Andryushchenko, përmendi shifra ruse, sipas të cilave vetëm 9,610 banorë kishin marrë ushqim atë ditë. “Unë mendoj se kjo është përgjigje mjaftueshëm e qartë ndaj pyetjes nëse ka mjaftueshëm ushqim në qytet, dhe nëse okupatorët po i ushqejnë njerëzit”, ka thënë ai.

Nëse Rusia e mban Mariupolin nën kontroll, ai do t’i mundësonte asaj një korridor tokësor ndërmjet Gadishullit të okupuar të Krimesë, dhe separatistëve të mbështetur nga Moska në rajonin lindor ukrainas të Donbasit.


Një kryq shihet mbi një kishë, teksa në prapavijë duket fabrika e çelikut Azovstal, e cila po bombardohet vazhdimisht nga rusët.
1Një kryq shihet mbi një kishë, teksa në prapavijë duket fabrika e çelikut Azovstal, e cila po bombardohet vazhdimisht nga rusët.
Një banor duke qëndruar në një oborr të shkatërruar, më 12 maj. Uebsajti ukrainas i lajmeve, 0629.com.ua, raportoi më 12 maj se Rusia pret shpërthim të kolerës në Mariupol, për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kushteve të këqija sanitare.
2Një banor duke qëndruar në një oborr të shkatërruar, më 12 maj. Uebsajti ukrainas i lajmeve, 0629.com.ua, raportoi më 12 maj se Rusia pret shpërthim të kolerës në Mariupol, për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kushteve të këqija sanitare.
Punonjës të qeverisë së kontrolluar nga separatistët lokalë duke pastruar rrënojat nga teatri i Mariupolit, më 12 maj. Një hetim nga AP ka llogaritur se 600 civilë kanë vdekur pasi Rusia e sulmoi teatrin, teksa ai përdorej si vendstrehim kundër bombave.
3Punonjës të qeverisë së kontrolluar nga separatistët lokalë duke pastruar rrënojat nga teatri i Mariupolit, më 12 maj. Një hetim nga AP ka llogaritur se 600 civilë kanë vdekur pasi Rusia e sulmoi teatrin, teksa ai përdorej si vendstrehim kundër bombave.
Punonjësit duke pastruar rrënojat nga një zonë banimi, më 12 maj.
4Punonjësit duke pastruar rrënojat nga një zonë banimi, më 12 maj.
Punonjësit duke përdorur një vinç për të nxjerrë një trup nga një ndërtesë e shkatërruar, më 12 maj. Mijëra civilë besohet të kenë vdekur si rezultat i sulmeve ruse, teksa shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja.
5Punonjësit duke përdorur një vinç për të nxjerrë një trup nga një ndërtesë e shkatërruar, më 12 maj. Mijëra civilë besohet të kenë vdekur si rezultat i sulmeve ruse, teksa shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja.
Një burrë duke qëndruar në një karrige para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Pasi kanë mbijetuar disa muaj bombardimesh, banorët tani duhet të durojnë pritjen në radhë për ujë dhe ushqim në qytetin e okupuar.
6Një burrë duke qëndruar në një karrige para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Pasi kanë mbijetuar disa muaj bombardimesh, banorët tani duhet të durojnë pritjen në radhë për ujë dhe ushqim në qytetin e okupuar.
Banorët e Mariupolit duke pritur në radhë për ujë të pijshëm, më 10 maj.
7Banorët e Mariupolit duke pritur në radhë për ujë të pijshëm, më 10 maj.
Një banor vendës duke prerë drurë për zjarr, para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Nën kontrollin rus, qyteti mezi po arrin të kthejë shërbimet bazike, si energjinë elektrike dhe ujin.
8Një banor vendës duke prerë drurë për zjarr, para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Nën kontrollin rus, qyteti mezi po arrin të kthejë shërbimet bazike, si energjinë elektrike dhe ujin.
Banorët vendës duke i mbushur telefonat e tyre mobilë, me ndihmën e një gjeneratori, të mundësuar nga autoritetet lokale separatiste, më 12 maj.
9Banorët vendës duke i mbushur telefonat e tyre mobilë, me ndihmën e një gjeneratori, të mundësuar nga autoritetet lokale separatiste, më 12 maj.
Një çift duke ecur dorë për dore, nëpër një zonë të shkatërruar banimi, më 12 maj.
10Një çift duke ecur dorë për dore, nëpër një zonë të shkatërruar banimi, më 12 maj.
Fëmijët duke luajtur në një shesh lojërash, para ndërtesave të shkatërruara të banimit, më 11 maj.
11Fëmijët duke luajtur në një shesh lojërash, para ndërtesave të shkatërruara të banimit, më 11 maj.
Civilët në largim nga Mariupoli, duke pritur në një pikë kontrolli, më 7 maj. Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka vlerësuar se të paktën 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit të tyre, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrianës, më 24 shkurt
12Civilët në largim nga Mariupoli, duke pritur në një pikë kontrolli, më 7 maj. Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka vlerësuar se të paktën 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit të tyre, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrianës, më 24 shkurt
Go to TOP