Furnizimet e FSK-së me armatim, Vuçiq paralajmëron se do të kërkoj shpjegim nga Johnson
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic i cili ditë më parë kishte sugjeruar presidentin malazez Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të shikojnë punët e tyre e të mos merren me furnizimet me armatim të Serbisë, vetë atij ka filluar t’i interesoj furnizimi me armatim i FSK, shkruan Kosova.info.
Në mes të luftës në Ukrainë dhe tensioneve politike në rajon, përfshirë edhe sulmet e patrullës së policisë së Kosovës, Britania e Madhe i ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketat “Jevelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren nga forcat ukrainase në luftën kundër trupave ruse. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Objektiv” e cila thekson se në 48 orët e ardhshme, presidenti Vuçiq do t’i kërkojë Boris Johnson një shpjegim zyrtar.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth furnizimit të FSK me këto lloj raketa. /Kosova.info/
