Aksident zinxhiror në Pejë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të komunës së Pejës.

Tri vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor i cili po merret me rastin.

Ende nuk ka informacione për persona të lënduar, kurse dëmet materiale të automjeteve, siç shihen në foton dhe videon që na e ka dërguar një lexues, duken të jenë të mëdha. /Kosova.info/

Go to TOP