“Unë si trashëgimtare”, projekti i radhës i OJQ “Vullneti Rinor”
Mbështetur nga Zyra e Presidentes dhe realizuar nga OJQ “Vullneti Rinor”, në bashkëpunim me Agjencinë e lajmeve “Kosova.info” dhe International Maarif Schools of Kosova njësia në Prishtinë, u organizua një debat në të cilin u diskutua për temën “E drejta e gruas në trashëgimi” në kuadër të projektit “Unë si trashëgimtare”.
Në këtë diskutim morën pjesë nxënësit e shkollës së mesme, mësimdhënës, historian dhe etnolog.
Pas përfundimit të debatit, për nxënësit u shpërndanë dhurata nga Drejtori i Fondacionit “Maarif” në Kosovë, Oğuz Hamza Yılmaz, Drejtori i shkollës së Prishtinës, Zafer Çınar, përfaqësuesi i Organizatës “Vullneti Rinor”, Mentor Barani dhe përgjegjësi i shtëpisë muze “Dr. Ibrahim Rugova”, Bekim Gashi.
Ndërsa për nxënësit më të suksesshëm të këtij debat u ndanë mirënjohje dhe medalje nga organizatorët. /Kosova.info/









