Volejboll/Hapet procesi i akreditimit për kualifikueset e Kampionatit Evropian
Federata e Volejbollit e Kosovës njofton mediet se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U19, femrat, Grupi 1.
Përballjet e këtij grupi ku bëjnë pjesë Kosova, Estonia, Hungaria dhe Turqia, luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, mes datave 8-10 prill, 2022. Ndeshjet do të luhen në orarin si vijon grafikisht më poshtë.
Për të aplikuar për akreditim, klikoni në linkun e mëposhtëm dhe plotësoni kërkesat me të dhënat e kërkuara.
Afati i fundit për aplikim është 6 prill, 2022, ora 14:00.
Kërkesat e pranuara pas këtij afati, do të shqyrtohen varësisht nga vendet e lira.
Tërheqja e akreditimeve bëhet një orë para ndeshjes.
