Çfarë po ndodh në frontet e luftës në Ukrainë?
Instituti i Luftës ka dhënë një vlerësim të fundit lidhur me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke ripërsëritur se Moska tani është e përqendruar në lindje të Ukrainës.
Këto janë disa prej gjetjeve kryesore të raportit të këtij instituti:
- Rusia ka rishikuar planin e saj ushtarak pas një muaji, ku dështoi të merrte nën kontroll Kievin dhe qytetet e tjera
- Pretendimi i Kremlinit se objektivi i tij kryesor gjithmonë ka qenë Ukraina lindore është i rremë dhe se me këtë pretendim po tenton të fshehë dështimin e pjesës së parë të fushatës ushtarake
- Operacionet kryesore ruse tani janë të përqendruara në lindje të Ukrainës, ku dëshiron të marrë të gjithë rajonin e Donjeckut dhe Luhanskut
- Rusia me gjasë do të marrë Mariupolin në ditët në vijim, por po vazhdon që të pësojë humbje
- Ukraina ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në veriperëndim dhe lindje të Kievit, por Rusia ishte në gjendje që të tërhiqte me kohë forcat e dëmtuara në Bjellorusi
