Eskalon Abdixhiku: Kryeministër, të lutëm lidhe Zv. kryeministrin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur në formë më vulgare sesa zakonisht në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku, përgjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të diskutuar çështjen e rritjes së çmimeve, ka kërkuar në një formë brutale nga kryeministri Kurti që një nga zëvendëskryeministrat të mos ia ndërprejnë fjalën.

“Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin, trego respekt minimal në fjalim, mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë tolerante të diskutoni. Lidhe”, ka thënë Abdixhiku.

Ndaj Abdixhikut ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kërkuar të respektohet kabienti qeveritar.

“Të lutem z.Abdixhiku, respekt ndaj kabinetit qeveritar. Shembullin e tolerancës dhe të kulturës së pari duhet ta japë individi vet”, deklaroi Konjufca.


Go to TOP