Gazetarja e Sky News: Kështu po rezistojnë ukrainasit, u ngjitën në ndërtesë pas bombardimit
Një korrespondente e Sky News në Kyiv raportoi se banorët e banesës së bombarduar po ngjiteshin në ndërtesën e shkatërruar për t’i marrë gjërat e tyre.
Sipas informacioneve të deritanishme, nga ky sulm kanë mbetur të vrarë dy persona dhe tre janë plagosur.
Korrespodentja e Sky tha se qëndrueshmëria e popullit ukrainas shihet edhe në faktin që banorët janë kthyer në ndërtesë për t’i marrë gjërat e tyre.
Ajo tha se blloku i apartamenteve u godit nga predha artilerie. Ndërtesa është vetëm 10 kilometra nga qendra e Kyivit.
“Kjo është një zonë shumë e qartë banimi”, tha gazetarja, duke treguar disa shtëpi që e rrethojnë vendin dhe një shesh lojërash të shkollës.
“Kjo nuk është as afër diçkaje që do të ishte një objektiv ushtarak”, shtoi ajo.
