Gazetarja e Sky News: Kështu po rezistojnë ukrainasit, u ngjitën në ndërtesë pas bombardimit

Një korrespondente e Sky News në Kyiv raportoi se banorët e banesës së bombarduar po ngjiteshin në ndërtesën e shkatërruar për t’i marrë gjërat e tyre.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga ky sulm kanë mbetur të vrarë dy persona dhe tre janë plagosur.

Korrespodentja e Sky tha se qëndrueshmëria e popullit ukrainas shihet edhe në faktin që banorët janë kthyer në ndërtesë për t’i marrë gjërat e tyre.

https://twitter.com/SkyNews/status/1503277186933002241?s=20&t=xXNr1s1SzEgZmgl_AOHnjQ

Ajo tha se blloku i apartamenteve u godit nga predha artilerie. Ndërtesa është vetëm 10 kilometra nga qendra e Kyivit.

“Kjo është një zonë shumë e qartë banimi”, tha gazetarja, duke treguar disa shtëpi që e rrethojnë vendin dhe një shesh lojërash të shkollës.

“Kjo nuk është as afër diçkaje që do të ishte një objektiv ushtarak”, shtoi ajo.


Go to TOP