OKB kërkon rrugë të sigurta për civilët në Ukrainë
Shefi i Kombeve të Bashkuara për Ndihma, Martin Griffiths, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë rrugë të sigurta për civilët, ashtu që të largohen nga zonat armiqësore në Ukrainë, në drejtimin që ata duan.
Ai ka bërë thirrje edhe për rrugë të sigurta për dërgim të furnizimeve humanitare.
Griffiths i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se zyra e tij ka dërguar një ekip në Moskë për të punuar në koordinim më të mirë civile-ushtarak.
