1Një vajzë duke shikuar engjujt simbolikë prej letre, të vendosur në kujtim të personave të vrarë gjatë demonstratave antiqeveritare në fillimin e vitit 2014, gjatë një ngjarjeje përkujtimore afër Sheshit të Pavarësisë, i njohur si Maidan, në Kiev, Ukrainë, më 18 shkurt.2Dy punonjës duke ndërtuar një varkë në një kantier detar, në qytet-portin jugor të Karaçit, në Pakistan, më 17 shkurt.3Një grua duke ecur, teksa vëzhguesit shikonin gropën e një predhe dhe dëmet në një shtëpi pas zjarrit të artilerisë në qytezën Vrubivka, në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës, më 17 shkurt.4Shitësit ambulantë duke pritur blerës të peshqve të terur në Odesa, Ukrainë, më 17 shkurt.5Familjarët duke mbajtur fotografi të të afërmve të tyre të zhdukur, gjatë një proteste, në Karaçi, Pakistan, më 16 shkurt. Aktistivët për të drejtat e njeriut pohojnë se shumë persona janë marrë nga agjencitë shtetërore, kryesisht nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit.6Ndërtesa e kabinetit të ministrave të Ukrainës, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, në Ditën e Unitetit, në Kiev, më 16 shkurt.7Politikani malazias, Aleksa Beçiq, duke folur para demonstruesve, gjatë një proteste kundër formimit të mundshëm të një qeverie pakice, në Podgoricë, Mal i Zi, më 16 shkurt.8Një rojë kufitare polake duke qëndruar në gatishmëri në vendin e ndërtimit të një gardhi, në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, afër qytezës Tolcze, më 16 shkurt.9Një karpentier duke gdhendur një punim prej druri në punëtorinë e tij, në Peshavar, Pakistan, më 10 shkurt.10Ushtarët kirgizë duke marrë pjesë në manovra të planifikuara në qendrën stërvitore Alatau, rreth 25 kilometra larg Bishkekut, në Kirgizi, më 11 shkurt.11Një grumbull zogjsh duke fluturuar para një anieje të Marinës së Rusisë, në portin e Sevastopolit, në Krimenë e okupuar, më 16 shkurt.12Ushtarët ukrainas duke biseduar në një pozicion në vijën e frontit, afër Popasnas, në rajonin lindor të Luhanskut, ku ata luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në kohën e një grumbullimi të madh ushtarak rus, afër kufirit me Ukrainën, më 14 shkurt.13Priftërinjtë duke bërë lutje për nder të Shën Haralampusit, teksa besimtarët mblidheshin përreth qirinjve, të vendosur mbi kavanozë mjalti, të renditur në formën e një kryqi, gjatë një meshe për “shenjtërimin e mjaltit”, në një kishë në qytezën Blagoevgrad, në jug të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, më 10 shkurt.14Veteranët duke u lutur në Bishkek, Kirgizi, më 15 shkurt, gjatë një shërbimi përkujtimor për ushtarët e vrarë në Afganistan.15Udhëheqësi i burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny (i dyti nga e majta), dhe bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya, shihen në një ekran gjatë një seance dëgjimore në një burg, në rajonin e Vladimirit, në Rusi, më 15 shkurt.16Njerëzit duke ecur pranë një tregu krishtlindjesh, në Sheshin e Kuq të Moskës, në Rusi, më 14 shkurt.17Një luftëtar taliban duke drejtuar komunikacionin, teksa një shitës ambulant priste blerës të balonave në formën e zemrës, për Ditën e Shën Valentinit, në Kabul, Afganistan, më 14 shkurt.18Ushtarët ukrainas duke marrë pjesë në stërvitje për luftë, në rajonin e Çernihivit, në Ukrainë, më 12 shkurt.19Një protestues në mbështetje të aktivistit rus kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, para se të arrestohej, në qytetin verior të Arkangelskut, në Rusi, më 13 shkurt.20Një grua duke mbajtur një pllakat, me mbishkrimin “Kombi ukrainas është i pamposhtshëm”, gjatë Marshit të Unitetit, në Kiev, më 12 shkurt, kundër kërëcnimit të një pushtimi të ri ushtarak të Ukrainës nga Rusia.