Drama “Pylli” vjen në Etno Fest, interpretohet nga teatri “Bekim Fehmiu”

Një nga dramat më të vlerësuara bashkëkohore të dramaturgut Florian Zeller do të ngjitet në skenën e Etno Festit. Shfaqja “Pylli”, e sjellë nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit, do të prezantohet para publikut më 6 gusht në Kukaj.

Me regji të Erson Zymberit, “Pylli” trajton tema të thella psikologjike, duke eksploruar kufirin mes së vërtetës dhe iluzionit, kujtesës, fajit dhe identitetit. Përmes një rrëfimi të ndërtuar me tension dhe atmosferë të errët, shfaqja e fton publikun në një udhëtim ku çdo kujtim, zgjedhje dhe heshtje mund të ndryshojë rrjedhën e së vërtetës.

Organizatorët e Etno Festit kanë ftuar artdashësit që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje teatrore më 6 gusht në Kukaj, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një nga veprat më të fuqishme të teatrit bashkëkohor, të interpretuar nga trupa e Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit.


Go to TOP