Teatri e artet skenike nga nëntë shtete bashkohen në Prizren

Në Prizren filloi edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Hapësirë të Hapur Prizren Fest. Festivali, i cili zhvillohet nga 21 deri më 27 korrik, sjell për publikun shfaqje teatrale, performanca, koncerte, shfaqje stand-up dhe punëtori artistike.

Nata hapëse e festivalit u organizua në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë u.d. e Presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu, kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe shumë të ftuar të tjerë të nivelit të lartë.

Shfaqja e parë e festivalit ishte performanca “Borderless Body” nga Sllovenia.

Në kuadër të Prizren Fest do të prezantohen artistë nga Italia, Franca, Turqia, Maqedonia e Veriut, Brazili, Spanja, Kanadaja, Holanda, Shqipëria dhe Kosova.

Programi i festivalit:

22 korrik, ora 18:30: Darkness Picnic (Itali) – Amfiteatri dhe Parku i Universitetit Publik “Ukshin Hoti”.

22 korrik, ora 21:30: Souvenirs (Francë) – Teatri i Lumit Banka Ekonomike.

23 korrik, ora 20:00: Mission Roosevelt (Francë) – Sheshi i Shatërvanit.

23 korrik, ora 21:30: Lysistrata (Turqi) – Teatri i Hapur / Autostrada Biennale dhe ITP (mbi 16 vjeç).

24 korrik, ora 20:00: Babai (Maqedoni e Veriut) – Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”.

24 korrik, ora 22:00: Zanat Vocal Ensemble (Kosovë) – Lidhja e Prizrenit.

25 korrik, ora 20:30: A Scream in the Dark (Brazil) – Burgu i Qytetit të Prizrenit.

25 korrik, ora 21:30: Pylli (Kosovë) – Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”.

26 korrik, ora 20:30: Mall / Longing (bashkëprodhim Francë-Shqipëri) – Katedralja Katolike “Zonja Ndihmëtare”.

26 korrik, ora 21:00: Shfaqje stand-up komedi (Kosovë) – Abi Çarshia.

26 korrik, ora 21:30: Última Planta (Spanjë) – Lidhja e Prizrenit (mbi 16 vjeç).

27 korrik, ora 21:00: The Body Symphonic (Kanada-Holandë) – Këndi i Sinan Pashës.

Në kuadër të festivalit, më 23 dhe 24 korrik në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” do të organizohet edhe masterklasa e aktrimit me titull “The Guhelli Technique – Emotional Core Acting”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e Prizren Fest janë falas dhe kanë ftuar të gjithë artdashësit që t’i bashkohen festivalit. 

Go to TOP