Shpërthen zjarr në një banesë në Pejë, policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje
Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se përpos dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Ndër të tjera, ai tha se me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendngjarje, së bashku me ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë shuarjen e zjarrit.
