Salih Murat: FETÖ vazhdon veprimtarinë në Maqedoninë e Veriut
Deputeti turk në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, me rastin e përvjetorit të 15 Korrikut, ka kujtuar viktimat e tentativës për grusht shteti në Turqi, duke theksuar se turqit e Maqedonisë së Veriut kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Turqisë.
Në një postim publik, Murat tha se organizata terroriste FETÖ tentoi të rrëzonte vullnetin e popullit dhe institucionet shtetërore të Turqisë përmes grushtit të shtetit të vitit 2016.
Ai shtoi se, sipas tij, FETÖ vazhdon aktivitetin në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në sferën politike, ekonomike dhe atë të arsimit, përmes veprimtarive dhe deklarimeve që i cilësoi si të errëta.
Në fund, Murat përkujtoi me nderim dëshmorët e 15 Korrikut dhe u uroi shëndet e mbarësi veteranëve të asaj ngjarjeje.
