Netanyahu udhëton këtë fundjavë drejt ShBA-së, s’dihet nëse takohet me Trumpin

Netanyahu udhëton këtë fundjavë drejt ShBA-së, ende e paqartë nëse do të takohet me Trumpin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të shtunën, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë izraelit për agjencinë Reuters.

Sipas të njëjtit zyrtar, Netanyahu dëshiron të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij, por ende nuk është e qartë nëse ky takim do të realizohet, shkruan Sky News

Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Shtëpinë e Bardhë në muajin shkurt.

Izraeli deri më tani nuk i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në nisjen e valëve të reja të sulmeve ndaj Iranit.

Ndërkohë, konflikti i veçantë i Izraelit me grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani dhe me bazë në Liban, ka qenë dukshëm më i qetë pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 26 qershor.

Zyrtarët izraelitë dhe ata libanezë rifilluan bisedimet për paqe në Romë gjatë ditës së djeshme.

Go to TOP