Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, fluks minimal në pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh dhe kamionësh.
Sipas përditësimit të orës 21:45, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje minimale prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje, përfshirë Merdarë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Kullë dhe pika të tjera kryesore kufitare.
E vetmja pikë ku është regjistruar rritje e kohës së pritjes mbetet Hani i Elezit, ku automjetet raportojnë pritje prej 10 deri në 15 minutash në hyrje, ndërsa në dalje situata mbetet e njëjtë me 3–5 minuta.
Edhe për qarkullimin e kamionëve, të gjitha pikat raportojnë kolona zero si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke treguar një lëvizje të pandërprerë të transportit të mallrave.
